Zëvendësimi i diskut

Çfarë është ajo?​

Zëvendësimi i diskut (eng: Artificial disc replacement – ADR) përfaqëson përparim të rëndësishëm në kirurgjinë e shtyllës kurrizore, duke i ofruar alternativë fusionimit tradicional të shtyllës kurrizore për gjendje të caktuara. Kjo procedurë përfshin zëvendësimin e një disku të dëmtuar ose të degjeneruar të shtyllës kurrizore me një artificial, me qëllim të rivendosjes së lëvizshmërisë dhe lehtësimit të dhimbjes duke ruajtur biomekanikën natyrale të shtyllës kurrizore.

Gjatë procedurës kirurgu heq diskun e dëmtuar dhe përgatit hapësirën e diskut për diskun artificial, që më pas disku artificial futet në hapësirë dhe vendoset siç duhet në mënyrë që të harmonizohet me anatominë natyrale të shtyllës kurrizore.

Zëvendësimi i diskut artificial  është indikuar kryesisht për pacientët me sëmundje degjenerative të diskut të cilët nuk i janë përgjigjur metodave konservative të trajtimit si terapia fizikale ose medikamente.  Procedura zakonisht kryhet në regjionin e qafës (cervikal) dhe në pjesën e poshtme të shpinës (lumbal), ku degjenerimi i diskut është më i zakonshëm.

Procedura

Kirurgjia tradicionale e fusionimit kurrizor eliminon lëvizjen në nivelin problematik të diskut, gjë që mund të çojë në rritje të stresit dhe degjenerim të mundshëm të disqeve afër. Zëvendësimi i diskut, nga ana tjetër, synon të ruajë lëvizjen natyrale të shtyllës kurrizore, duke reduktuar potencialisht rrezikun e degjenerimit të segmentit ngjitur. Ekzistojnë lloje të ndryshme të disqeve artificiale, duke përfshirë edhe ato të bëra nga metali, plastika ose një kombinim i të dyjave. Këta disqe janë dizajnuar për të imituar madhësinë, formën dhe funksionin e diskut natyror.

 

Vlerësimi para operacionit përfshin studime të detajuara imazherike, të tilla si skanimet me MRI dhe CT, për të përcaktuar vendndodhjen dhe shtrirjen e saktë të degjenerimit të diskut dhe për të planifikuar qasjen kirurgjikale.

 

Qasja ndaj shtyllës kurrizore varet nëse operohet shtylla cervikale apo lumbale. Për zëvendësimin e diskut cervikal, bëhet një prerje e vogël në pjesën e përparme të qafës. Për zëvendësimin e diskut lumbal, qasja zakonisht bëhet përmes një prerjeje abdominale.