Vertebroplastika
Çfarë është ajo?
Vertebroplastika është procedurë mjekësore që trajton frakturat kompresive vertebrale, gjendje zakonisht e shkaktuar nga osteoporoza, trauma ose sëmundjet malinje. Këto fraktura mund të shkaktojnë dhimbje të forta, deformime të shtyllës kurrizore dhe të ulin cilësinë e jetës. Vertebroplastika është një trajtim efektiv që mund të lehtësojë dhimbjen, të stabilizojë vertebrat e thyera dhe të përmirësojë mirëqenien e përgjithshme të pacientëve. Në institucion të specializuar mjekësor kirurgu i shtyllës kurrizore kryen këtë procedurë. Ky proces përfshin këto hapa kryesore si në vijim:
Përfitimet e vertebroplastikës:
- Lehtësimi i dhimbjes: Vertebroplastika ofron lehtësim të shpejtë dhe domethënës të dhimbjes për pacientët që vuajnë nga frakturat kompresive vertebrale. Shumë pacientë përjetojnë lehtësim të menjëhershëm pas procedurës.
- Stabilizimi i frakturave: Duke injektuar çimento kockore në vertebrën e thyer, vertebroplastika stabilizon kockën, dhe parandalon kolapsin dhe deformimin e mëtejshëm. Kjo çon në përmirësimin e shtrirjes kurrizore në një masë të caktuar dhe zvogëlon rrezikun e frakturave të ardhshme.
- Procedurë minimalisht invazive: vertebroplastika është procedurë minimalisht invazive, që përfshin prerje të vogla dhe dëmtime minimale të indeve. Kjo rezulton në qëndrime më të shkurtra në spital, kohë më të shpejtë rikuperimi dhe reduktim të rrezikut nga komplikimet në krahasim me operacionet tradicionale të hapura.
- Shkallë e ulët e komplikimeve: vertebroplastika ka shkallë relativisht të ulët të komplikimeve, duke e bërë atë një opsion të sigurt dhe të përshtatshëm për shumë pacientë, përfshirë ata që nuk janë kandidatë për procedura më invazive të shtyllës kurrizore.
Procedura
Vlerësimi i pacientit: Historia mjekësore e pacientit, imazhet diagnostike (rrezet X, skanimet CT ose MRI) dhe ekzaminimi fizik vlerësohen për të konfirmuar diagnozën e një frakture kompresive vertebrale dhe për të vlerësuar vendndodhjen dhe ashpërsinë e saj.
Anestezia: Zona e prekur mpihet me anestezi lokale për të siguruar rehati të pacientit gjatë procedurës. Në disa raste mund të përdoren edhe qetësues të lehtë, për të relaksuar pacientin.
Drejtimi i instrumenteve: Fluoroskopia, një lloj radiografie në kohë reale, përdoret për të udhëhequr futjen e instrumenteve të specializuara dhe për të monitoruar procedurën.
Futja e gjilpërës: bëhet një prerje e vogël pranë vertebrës së prekur dhe një gjilpërë e zbrazët drejtohet me kujdes në zonën e frakturës. Ky hap kryhet nën drejtimin fluoroskopik për të minimizuar dëmtimin e indeve.
Injeksioni i çimentos: Çimentoja kockore e shkallës mjekësore përmes gjilpërës injektohet direkt në trupin vertebral të thyer. Çimentoja shpejtë ngurtësohet, duke stabilizuar vertebrën e thyer dhe duke parandaluar kolapsin e mëtejshëm.
Vlerësimi pas procedurës: Pasi çimentoja injektohet dhe lihet të ngurtësohet, gjilpëra hiqet dhe prerja mbyllet me një fashë të vogël. Monitorohet reagimi i pacientit ndaj procedurës dhe shkalla e lehtësimit të dhimbjes.