Tumori metastazik i shtyllës kurrizore

Çfarë është ajo?

Tumor metastazik është rritje malinje që përhapet nga një pjesë tjetër e trupit nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Tumori pranë palcës kurrizore ose brenda kockave të shtyllës kurrizore mund të prekë nervat në zonën e tumorit, duke shkaktuar dhimbje, probleme neurologjike dhe madje edhe paralizë. Vlerësohet se midis 30 dhe 70 për qind e njerëzve me kancer zhvillojnë metastazë në shtyllën kurrizore. Karcinomat që më shumë përhapen në shtyllën kurrizore janë karcinoma e gjirit, mushkërive dhe prostatës.

Kanceri metastazik i shtyllës kurrizore mund të zhvillohet në çdo regjion të shtyllës kurrizore dhe mund të kategorizohet si në mënyrat e mëposhtme:

  • Intradural-ekstramedular – tumor brenda durës, mbështjellësja e hollë e palcës kurrizore
  • Intramedular – tumor brenda vetë palcës kurrizore

Ekstradural – tumor jashtë palcës kurrizore dhe durës së saj. Ky është lloji më i shpeshtë i tumoreve metastatike të shtyllës kurrizore.

Simptomat

Simptomat e kancerit metastazik të shtyllës kurrizore ndryshojnë në varësi të llojit të tumorit, vendndodhjes dhe madhësisë. Ato mund të përfshijnë:

  • Deformime të përfituara të shtyllës kurrizore
  • Vështirësi në ecje ose balansim
  • Humbje e funksionit të zorrëve ose fshikëzës
  • Mpirje ose dobësi në këmbë, krahë ose gjoks
  • Ngurtësi ose dhimbje në qafë ose shpinë
  • Paralizë

Diagnoza

Mjeku mund të përdorë ndonjë nga sa vijon për të diagnostifikuar kancerin metastazik të shtyllës kurrizore:

  • Histori mjekesore
  • Ekzaminim fizik
  • Ekzaminimi neurologjik
  • Testet imazherike, të tilla si rezonancë magnetike (MRI), tomografi e kompjuterizuar (CT) ose radiografi me rreze X
  • Biopsi për të vlerësuar indin tumoral nën mikroskop

Mjekimi

Në varësi të madhësisë, llojit dhe vendndodhjes së tumorit, trajtimi mund të përfshijë:

  • Kimioterapi
  • Radioterapi
  • Radiokirurgji
  • Kirurgjia