Spina bifida occulta

Çfarë është ajo?

Spina bifida occulta (e quajtur edhe spina bifida e fshehur), është forma më e butë dhe më e zakonshme e spina bifida. Spina bifida do të thotë “shpinë e hapur”. Në kushte normale shtylla kurrizore mbron palcën kurrizore që është tufë e nervave që kalon në mes të shpinës. Spina bifida ndodh kur palca kurrizore ose kockat në shtyllën kurrizore nuk formohen siç duhet duke lënë një boshllëk ose hapje. Spina bifida mund të ndodhë kudo përgjatë shtyllës kurrizore. Është lloji më i zakonshëm i defektit të tubit nervor dhe mund të ndikojë në zhvillimin e trurit, shtyllës kurrizore, palcës kurrizore dhe meningjeve të foshnjës.

Spina bifida occulta është një malformim i një ose më shumë unazave. Nganjëherë quhet spina bifida “e mbyllur”. Në shumicën e rasteve, spina bifida occulta nuk shkakton probleme.

Simptomat

Një numër i vogël njerëzish me spina bifida occulta më të gjerë mund të kenë disa nga simptomat e mëposhtme:

  • Deformim të shputave
  • Dobësi, mpirje ose ngathtësi në këmbë
  • Mosfunksionim i fshikëzës ose zorrëve

Këto simptoma mund të jenë rezultat i një palce kurrizore të lidhur. Nëse nuk trajtohet kjo gjendje mund të shkaktojë dëmtim progresiv në palcën kurrizore.

Diagnoza

Shpesh shenjat e spina bifida okulte janë vizualisht të pranishme në shpinën e foshnjës. Përndryshe, spina bifida occulta është zakonisht një gjetje e rastësishme. Radiografia me rrezet X dhe skanimet MRI janë procedurat që përdorim për diagnostikimin e spina bifida occulta.

Mjekimi

Shpesh spina bifida nuk kërkon trajtim. Kur shkakton lidhje të shtyllës kurrizore, rekomandohet intervenim kirurgjik. Për çdo lloj operacioni për këtë gjendje, kockat e shtyllës kurrizore hapen nga pas për të zbuluar shtrirjen e plotë të lidhjes. Neurofiziologët monitorojnë me kujdes funksionin e palcës kurrizore dhe nervave gjatë këtij operacioni për të minimizuar rrezikun për palcën kurrizore, nervat dhe rrënjët nervore.