Schwannoma
Çfarë është ajo?
Schwannoma, e njohur edhe si neurilemë, është neoplazmë beninje e inkapsuluar që rrjedh nga qelizat Schwann (qelizat gliale që formojnë mbështjellësin e mielinës në aksonet jashtë trurit). Së bashku me neurofibromën, schwannoma përbën një nga dy tumoret beninje më të shpeshta të mbështjellësit të nervave periferike. Sistemi nervor periferik mund të përkufizohet si ind nervor jashtë trurit dhe palcës kurrizore. Schwannomat kurrizore zakonisht lindin nga rrënjët e nervave të shtyllës kurrizore dhe është tumori më i zakonshëm i mbështjellësit nervor të shtyllës kurrizore. Ata kanë një incidencë maksimale në dekadën e pestë deri në të shtatën pa dallime të gjinisë.
Simptomat
Meqenëse schwannomat kurrizore zakonisht lindin nga rrënjët senzorike dorsale, pacientët zakonisht ndjejnë dhimbje. Gjithashtu ndodhin edhe ndryshime radikulare shqisore ndërsa dobësia ndodh më rrallë. Nëse tumori është i madh mund të vijë edhe deri tek mielopatia.
Diagnoza
Për të përcaktuar nëse një pacient ka schwannomë, mjeku do të testojë reflekset, forcën e muskujve dhe ndjeshmërinë e lëkurës ndaj stimujve krahas skanimeve me rreze X, CT ose MRI. Ndoshta mundet të jetë e nevojshme biopsia për të përcaktuar nëse tumori është kanceroz.
Mjekimi
Schwannomat janë lezione me rritje të ngadaltë, por që ende mund të jenë rraskapitëse për pacientin. Ata pothuajse kurrë nuk pësojnë ndryshime malinje. Intervenimi kirurgjikal është trajtimi që duhet zgjedhur. Rezeksioni total zakonisht është alternativa më e mirë kuruese.