Rrjedhje e lëngut cerebrospinal

Çfarë është ajo?

Rrjedhje e lëngut cerebrospinal – (CSF), ndodh kur lëngu që rrethon dhe mbron trurin dhe palcën kurrizore, i quajtur lëngu cerebrospinal, del përmes një vrime ose çarje në dura mater, membrana e jashtme e fortë e palcës kurrizore dhe trurit.

Trauma, të tilla si një dëmtim i shtyllës kurrizore, mund të shkaktojë një çarje në dura mater. Procedurat mjekësore, të tilla si punksioni lumbal, injeksione epidurale ose operacione kurrizore, ndonjëherë mund të rezultojnë me rrjedhje të lëngut cerebrospinal (CSF). Edhe pse më pak e zakonshme, mund të ndodhin edhe çarje spontane në dura mater. Çrregullimet e indit lidhor, si sindroma Ehlers-Danlos, gjithashtu mund t’i bëjnë individët më të prirur ndaj krijimit të vrimave në dura.

Simptomat

Rrjedhja e lëngut kurrizor mund të shkaktojë një sërë simptomash, të tilla si dhimbje koke, ngurtësim ose dhimbje në qafë, të përziera, të vjella, ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërit, ndryshime në dëgjim, marramendje, çrregullime vizuale, lodhje dhe çrregullime në shqisën e nuhatjes dhe shijes. Simptomat mund të ndryshojnë në intensitet dhe kohëzgjatje. Kërkoni ndihmën mjekësore nëse keni ndonjërin nga simptomat dhe  dyshoni për rrjedhje të lëngut kurrizor.

Diagnoza

Gjatë diagnostikimit për një rrjedhje të lëngut cerebrospinal, mjeku do të kryejë ekzaminim fizik, do të rishikojë historinë mjekësore dhe do të urdhërojë teste imazherike si skanimet CT ose MRI për të përcaktuar vendndodhjen e rrjedhjes. Në disa raste, mund të përdoret edhe testimi i mielogramit (analiza me mikroskop e qelizave të palcës kockore).

Mjekimi

Rezultati i trajtimit varet nga ashpërsia dhe shkaku i rrjedhjes. Edhe pse trajtimi konservativ mund të zgjidhë shumë rrjedhje, disa mund të kërkojnë ndërhyrje më invazive. Për të trajtuar rrjedhjen në mënyrë konservative, rekomandohet pushimi në shtrat për të zvogëluar simptomat dhe për të përshpejtuar procesin e shërimit. Pirja shumë ujë dhe rritja e dozës së  kofeinës mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të dhimbjes së kokës. Një “patch gjaku” epidural mund të rekomandohet nëse rrjedhja është e rëndë. Gjatë kësaj procedure injektohet gjaku i pacientit në hapësirën epidurale për të nxitur koagulimin dhe për të mbyllur rrjedhjen. Riparimi kirurgjik mund të jetë i nevojshëm nëse rrjedhja nuk zgjidhet me ndonjë nga këto trajtime.