Nervi i shtypur (Radikulopatia)

Çfarë është ajo?

Shylla kurrizore përbëhet nga kocka të quajtura unaza. Palca kurrizore zbret përmes një kanali në qendër të këtyre kockave. Rrënjët nervore degëzohen nga palca kurrizore dhe kalojnë midis unazave. Kur këto rrënjë nervore preken, gjendja quhet radikulopati ose nerv i shtypur. Ky problem më shpesh ndodhë në pjesën e poshtme të shpinës, por mund të prekë edhe pjesën e qafën ose pjesë të tjera të shtyllës kurrizore. Një hernie disale është një nga shkaqet e nervit të shtypur, kur disku rrëshqet nga vendi i tij ose dëmtohet dhe e shtyp nervin. Rritjet kockore gjithashtu mund të shtypin rrënjët nervore.

Simptomat

Simptomat e një nervi të shtypur në pjesën e poshtme të shpinës përfshijnë:

  • Dhimbje të mprehtë në shpinë që përshkon deri në shputa, kjo dhimbje mund të përkeqësohet me disa aktivitete siç është ulja ose kollitja
  • Mpirje dhe dobësi në këmbë

Simptomat e një nervi të shtypur në pjesën e qafës përfshijnë:

  • Dhimbje e mprehtë në krah dhe në shpatull që mund të përkeqësohet me disa aktivitete si kthimi i kokës
  • Mpirje dhe dobësi në krah

Diagnoza

Mjeku fillimisht do të testojë reflekset, ruajtjen e ndjeshmërisë në ekstremitete dhe aftësinë për të lëvizur muskujt. Mund të nevojiten teste shtesë, të tilla si teste imazherike (X-ray, CT skanim ose MRI) dhe teste të përçueshmërisë nervore dhe elektromiografi (EMG).

Mjekimi

Në shumë raste, metodat jokirurgjikale mund të japin rezultate të mira:

  • Medikamente anti-inflamatore josteroidale dhe relaksues të muskujve
  • Humbja e peshës, nëse është e nevojshme, me dietë dhe stërvitje
  • Terapi fizikale
  • Mbajtja e jakës së butë rreth qafës, për shkak nervit të shtypur në qafë

Për disa pacientë, zgjidhja kirurgjikale është më optimale. Gjatë një procedure kirurgjikale të quajtur diskektomi, kirurgu heq të gjithë ose një pjesë të diskut që po shtyp rrënjën nervore. Me këtë procedurë, kirurgut mund t’i duhet që të heqë pjesë të disa unazave ose të fuzojë unazat së bashku.