Mielomeningocela
Çfarë është ajo?
Mielomeningocela është defekt i shtyllës kurrizore, palcës kurrizore dhe kanalit kurrizor, në të cilin kockat e shtyllës kurrizore nuk formohen në mënyrën normale, ndërsa palca kurrizore dhe nervat gjenden në një qese të mbushur me lëng që del jashtë shpinës së fëmijës. Një mielomeningocele mund të ndodhë kudo përgjatë palcës kurrizore, por është më e zakonshme në pjesën e poshtme të shpinës. Nervat nën nivelin e mielomeningocele zakonisht dëmtohen.
Simptomat
Një mielomeningocele sa më lart që gjendet në shtyllën kurrizore, simptomat rezultojnë të jenë më të rënda. Fëmija mund të ketë:
- Probleme me lëvizjen e pjesëve të trupit poshtë hapjes në shpinë
- Mungesa e ndjeshmërisë në këmbët dhe shputa
- Kontroll i dobët ose aspak i zorrëve dhe fshikëzës
- Këmbët dhe shputa të përdredhura ose jonormale
Diagnoza
Shpesh, gjendja zbulohet gjatë ekzaminimeve të rregullta gjatë shtatzënisë. Nëse jo, ajo diagnostikohet menjëherë pas lindjes së foshnjes, kur qesja që mban palcën kurrizore shihet në shpinën e foshnjës. Mjekët zakonisht urdhërojnë disa teste, për të vlerësuar shtyllën kurrizore dhe për të planifikuar trajtimin, teste të tilla si, analiza e gjakut, ekzaminimi fizik, ultratingull dhe MRI.
Mjekimi
Intervenimi kirurgjik për të riparuar defektin në shtyllën kurrizore të foshnjës është vetëm hapi i parë në trajtim. Çdo fëmijë është i ndryshëm dhe është e nevojshme që trajtimi të përshtatet individualisht për secilin fëmijë.
Brenda 2 ditëve të para të jetës së foshnjës, kryhet operacioni për të mbuluar dhe mbrojtur palcën kurrizore të foshnjës. Kjo kufizon rrezikun e infeksionit dhe parandalon më shumë dëmtime të palcës kurrizore, por nuk rikthen nervat e dëmtuar.
Gjatë operacionit, kirurgu i shtyllës kurrizore mbyll kalimin patologjik në shtyllën kurrizore nëpër të cilin dilte formacioni cistik, pastaj mbyll muskujt dhe fascien mbi të, dhe në fund mbyllet lëkura mbi zonën e hapur.