Malformimi Chiari
Çfarë është ajo?
Malformimi Chiari është një defekt i lindur në pjesën e pasme të kokës ku lidhet truri dhe palca kurrizore. Ekzistojnë katër lloje të malformimeve Chiari:
- Tipi 1: Ky është lloji më i zakonshëm i malformimit Chiari, ku baza e kafkës dhe zona e sipërme e shtyllës kurrizore nuk janë formuar siç duhet. Zakonisht kalon pa u vënë re derisa të shfaqen probleme në vitet e adoleshencës ose vitet e mëvonshme të jetës.
- Tipi 2: Në këtë gjendje, një pjesë e pjesës së pasme të trurit zhvendoset poshtë përmes pjesës së poshtme të kafkës.
- Tipi 3: Pjesa e pasme e trurit del nga një hapje në pjesën e pasme të kafkës.
- Tipi 4: Pjesa e pasme e trurit nuk arrin të zhvillohet normalisht.
Simptomat
Çdo fëmijë përjeton simptoma të ndryshme. Në foshnjat dhe fëmijët më të rritur të lindur me këtë gjendje, simptomat mund të përfshijnë probleme me frymëmarrjen, dhimbje koke, ngurtësi ose dhimbje në qafë, ushqyerje të dobët, vonesë në zhvillim, ulje të forcës në krahë dhe ulje të ndjeshmërisë në krahë dhe këmbë.
Diagnoza
Nëse një malformim Chiari paraqitet edhe me defekte tjera të lindura, diagnoza vendoset menjëherë pas lindjes. Ndërsa në rastet tjera, diagnoza vendoset pas shfaqjes së simptomave specifike, dhe pas testimit diagnostik. Në shumicën e rasteve, rezonanca magnetike (MRI) është e mjaftueshme për përcaktimin e diagnozës.
Trajtimi
Procedura kirurgjikale është në bazë për çdo trajtim. Trajtimin specifik për malformimin Chiari do ta përcaktojë mjeku i fëmijës duke u bazuar në moshën e fëmijës, historinë shëndetësore, përcaktimin e nivelit të gjendjes, llojin e gjendjes dhe tolerancë ndaj medikamenteve përkatëse, procedurave ose terapive. Qëllimi i Chiari kirurgjisë dekompresive me të cilën kirurgu heq një pjesë të vogël të kockës në pjesën e pasme të kafkës, është që të ndalojë përparimin e ndryshimeve në tru dhe në kanalin kurrizor, si dhe të lehtësojë ose stabilizojë simptomat.