Kirurgjia revizionale e shtyllës kurrizore
Çfarë është ajo?
Kirurgjia revizionale e shtyllës kurrizore i referohet një procedure të dytë (shtesë) kirurgjikale të kryer në shtyllë pas një operacioni të mëparshëm të shtyllës kurrizore. Ky lloj operacioni konsiderohet kur operacioni fillestar nuk ka arritur rezultatet e dëshiruara ose ka çuar në komplikime. Duke pasur parasysh sfidat unike që paraqet rasti i secilit pacient, kjo është një fushë komplekse e kirurgjisë kurrizore.
Indikacionet për kirurgjinë revizionale të shtyllës kurrizore
- Sindroma e operacionit të dështuar të shpinës: Ndodh kur pacientët vazhdojnë të përjetojnë dhimbje ose simptoma të reja pas një operacioni fillestar të shtyllës kurrizore.
- Dështimi i materialit të vënë: Kjo përfshin shufrat, vidat ose pajisjet tjera të nga operacioni i mëparshëm.
- Fusionimi jo i suksesshëm ose Pseudoartroza: Dështimi i shtyllës kurrizore për t’u bashkuar siç duhet pas një operacioni fusionimi.
- Hernia diskale e përsëritur: Ri-hernizimi i diskut në të njëjtin vend ose në një nivel të ndryshëm pas një diskektomie.
- Përparimi i sëmundjes: Përparimi i gjendjes degjenerative të shtyllës kurrizore si stenoza ose artriti që kërkojnë ndërhyrje të mëtejshme kirurgjikale.
- Infeksioni ose formimi i indit mbresë: Komplikime të tilla si infeksionet postoperative të shtyllës kurrizore ose indet mbresë të tepërta mund të kërkojnë kirurgji revizionale.
Sfidat e kirurgjisë revizionale të shtyllës kurrizore
- Anatomia e ndryshuar: Operacionet e mëparshme mund të ndryshojnë anatominë normale, duke i bërë operacionet e mëvonshme më komplekse.
- Indi mbresë: Indet mbresë nga operacionet e mëparshme mund të mbulojnë pikat orientuese të zakonshme dhe ta bëjnë aksesin në shtyllën kurrizore më sfidues.
- Rritja e rrezikut të komplikimeve: Operacionet revizionale në përgjithësi kanë një rrezik më të lartë të komplikimeve sesa operacionet fillestare.
Procedura
Procedura kirurgjikale
- Vlerësimi i plotë para operacionit: Kjo përfshin imazhe të avancuara si MRI, skanime CT dhe ndonjëherë edhe radiografi dinamike ose mielograme për të vlerësuar gjendjen aktuale të shtyllës kurrizore.
- Plani kirurgjikal i përshtatur: Çdo operacion revizional është shumë i individualizuar, duke marrë parasysh operacionet e mëparshme të pacientit, simptomat aktuale dhe shëndetin e përgjithshëm.
- Teknikat kirurgjikale: Procedurat mund të variojnë nga heqja ose zëvendësimi i materialit të vënë më parë, operacionet shtesë të fusionimit dhe dekompresimi i nervave, deri te rekonstruimet më komplekse të shtyllës kurrizore.
Qëllimet e kirurgjisë revizionale të shtyllës kurrizore
- Lehtësimi i simptomave: Qëllimi kryesor është të lehtësojë dhimbjen dhe shqetësimin nga operacioni i mëparshëm i pasuksesshëm.
- Përmirësimi i funksionit dhe stabilitetit: Kirurgjia revizionale mund të përmirësojë stabilitetin dhe funksionin e shtyllës kurrizore, duke rritur cilësinë e përgjithshme të jetës së pacientit.
- Korrigjimi i komplikimeve të mëparshme: Trajtimi i çështjeve si fusionimi i pasuksesshëm ose dështimi i materialit të vendosur mëparë mund të jetë vendimtar për shëndetin afatgjatë të shtyllës kurrizore.