Kifoza

Çfarë është ajo?

Kifoza është term që përdoret për të përshkruar lakimin e shtyllës kurrizore shikuar nga pamja anësore e trupit, e që çon në një pozicion të përkulur ose kërrusur. Domethënë, kifoza i referohet një lakimi përpara të shtyllës kurrizore, e cila është e kundërt nga lordoza, e cila i referohet një lakimi prapa të shtyllës kurrizore.

Kur vlerësohet nga ana, ekzistojnë katër lakesa natyrale të shtyllës kurrizore të njeriut – dy kthesa lordotike dhe dy kthesa kifotike që alternojnë për të krijuar një formë sikur shkronja “S”. Këto kthesa natyrale balancojnë njëra-tjetrën në mënyrë që koka të jetë drejtpërdrejt mbi ijet. Kur shikoni nga pas, është normale të keni një shtyllë kurrizore të drejtë me kokën të përqendruar mbi legen.

Kifoza mund të ndodhë në çdo moshë, megjithëse është e rrallë në lindje. Tek të rriturit, kifoza mund të shkaktohet nga:

  • Sëmundjet degjenerative të shtyllës kurrizore, si artriti ose degjenerimi i diskut
  • Frakturat kompresive tek osteoporoza
  • Lëndim
  • Rrëshqitja e një unaze përpara në unzën tjetër – spondilolisteza

Simptomat

Simptomat e kifozës mund të përfshijnë një ose më shumë nga sa vijon:

  • Pamje e rrumbullakët e shpinës
  • Dhimbje në pjesën e mesme ose atë të poshtme të shpinës
  • Ndjeshmëri dhe ngurtësi në shtyllën kurrizore
  • Lodhje e shpejtë
  • Vështirësi në frymëmarrje, në rastet e rënda

Diagnostifikimi

Ekzaminimi fizik dhe neurologjik konfirmon lakoren jonormale të shtyllës kurrizore dhe ndoshta disa nga ndryshimet neurologjike si dobësi, paralizë, ndryshimet në ndjeshmërinë e trupit nën kifozë, si dhe ndryshime në reflekse.

Testet që mund të kryhen gjatë diagnostifikimit përfshijnë:

  • Radiografia me rreze X e shtyllës kurrizore
  • Rezonanca magnetike MRI
  • Testet e funksionit pulmonar, nëse kifoza ndikon në frymëmarrje
  • Testi i densitetit kockor

Mjekimi

Trajtimi varet nga shkaku i çrregullimit. Kifoza kongjenitale ka nevojë për intervenim kirurgjikal korrigjues që në moshë të re. Kifoza e fëmijëve dhe e adoleshentëve trajtohet me protezë  dhe terapi fizikale ndërsa intervenimi kirurgjik është i nevojshëm për devijimet e mëdhaja dhe me dhimbje.

Trajtimi për llojet e kifozës tek të rriturit varet nga shkaku. Intervenimi kirurgjik është i nevojshëm vetëm nëse shfaqen simptoma të sistemit nervor ose dhimbje të vazhdueshme. Kifoza e patrajtuar mund të shkaktojë zvogëlimin e kapacitetit të mushkërive, pamundësim të dhimbjeve në shpinë, dobësim të këmbëve, paraliza ose rrumbullakosje e shpinës.