Hemangioblastomat janë tumore beninje me rritje të ngadaltë që lindin prej enëve të gjakut. Janë neoplazitë intramedulare të shtyllës kurrizore të tretat më të shpeshta, duke përfaqësuar 3-8% nga të gjitha tumoret intramedulare. Meshkujt dhe femrat preken në mënyrë të barabartë.
Simptomat
Hemangioblastomat kurrizore zakonisht ndodhen në sipërfaqen e palcës kurrizore. Simptomat janë të ngjashme me ato të tumoreve tjera intramedulare të shtyllës kurrizore, ndërsa hemangioblastomat e mëdha mund të shkaktojnë një sërë simptomash të ndryshme duke shtypur palcën kurrizore – dhimbje, dobësi dhe ndryshime shqisore.
Diagnostifikimi
Hemangioblastomat diagnostikohen me angiografi, CT dhe MRI.
Mjekimi
Hemangioblastomat zakonisht trajtohen me rezeksion kirurgjik, ndonjëherë me embolizim endovaskular paraprak për të reduktuar humbjen e gjakut gjatë operacionit.