Frakturë me shpërthim
Çfarë është ajo?
Fraktura me shpërthim është një dëmtim serioz i boshtit kurrizore ose më saktë i unazës së boshtit kurrizor, e cila ndodh atëherë kur një forcë vertikale shumë e fortë vepron mbi shtyllën kurrizore, duke shkaktuar kompresion ndaj unazës deri në atë shkallë që ajo thyhet dhe përhapet në të gjitha drejtimet. Njëra nga të gjitha shtatë dëmtimet e shtyllës kurrizore janë fraktura me shpërthim, të cilat më së shpeshti paraqiten në pjesën mes kraharorit dhe belit ose në nivelin e belit të boshtit kurrizor. Këto fraktura zakonisht vijnë si pasojë e rënies nga lartësia apo përplasje nga një automjet. Frakturat shpërthyese janë të nivelit urgjencë e rëndësishme mjekësore, që ka nevojë për shtrimin e menjëhershëm në spital për shkak të mundësisë së dëmtimit të palcës kurrizore.
Simptomat
Simptomat më të shpeshta të një frakture me shpërthim janë dhimbje të forta në nivelin e lëndimit. Pacienti gjithashtu mund të përjetojë mpirje ose dobësi në këmbë dhe mund të mos jetë në gjendje të ecë menjëherë pas lëndimit. Transporti i sigurt i pacientit në spital është i domosdoshëm. Pacienti nuk duhet të qëndrojë ulur ose në këmbë, pasi kjo mund ta përkeqësojë gjendjen dhe duhet të lëvizet vetëm kur është shtrirë.
Diagnostifikimi
Fraktura me shpërthim diagnostikohet përmes analizimit të rezultateve nga inçizimi me rreze X, skanimi CT dhe rezonancës magnetike MRI. Me ekzaminim nga mjeku bëhet vlerësimi i deformimit të shtyllës kurrizore dhe funksionimi neurologjik duke e testuar forcën, ndjeshmërinë dhe reflekset e ekstremiteteve të poshtme. Gjithashtu bëhet dhe vlerësimi i funksionimit të fshikëzës urinare, zorrëve dhe sfinkterit.
Trajtimi
Trajtimi varet nga ajo nëse ka lëndim palca kurrizore. Nëse nuk ka lëndim, atëherë do të përshkruhen ilaçe kundër dhimbjes dhe një protezë për të mbështetur zonën e dëmtuar, e që duhet të mbahet për disa javë. Nëse palca kurrizore është prekur, atëherë është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale, që përfshin vendosje të pllakave metalike, shufrave dhe vidave për të drejtuar shtyllën kurrizore dhe përfundimi i ndërhyrjes kirurgjike është me fusion apo bashkim të unazave.
Rimëkëmbja
Stabilizimi i shtyllës kurrizore është çelësi drejt shërimit progresiv të sigurtë. Mbajtja e protezës shpesh është metodë e suksesshme, por intervenimi kirurgjik gjithashtu jep rezultate të mira afatgjate. Fatkeqësisht, ndonjëherë lëndimet janë të një intensiteti të tillë saqë shërimi thjesht nuk është i mundur.