Fraktura e Hangman-it

Çfarë është ajo?

Kockat e shtyllës kurrizore quhen unaza. Fraktura e Hangman-it ose fraktura e xhelatit,  është unike përshkak se ndodh vetëm në një unazë specifike, unazën e dytë, gjithashtu e njohur si C2. Kjo kockë ishte ajo që dëmtohej në praktikën arkaike të varjes si mjet i dënimit penal, prej këtu vjen edhe emri fraktura e xhelatit. Në ditët e sotme, shumica e këtyre frakturave ndodhin në aksidente trafiku, gjatë rrëzimeve, rënieve apo aksidenteve sportive.

Simptomat

Simptomat e frakturës së Hangman-it janë të ngjashme me ato të shumë lëndimeve tjera të qafës. Simptoma më e zakonshme është dhimbja menjëherë pas traumës. Nëse nuk trajtohet, mund të shfaqen edhe simptoma tjera për shkak të paqëndrueshmërisë së unazave, duke përfshirë edhe paraqitjen e dhimbjeve shumë të forta, mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në krahë ose këmbë, paralizë dhe dobësim të përgjithshëm.

Diagnoza

Për shkak se nuk është e sigurt menjëherë se burimi dhe shkaku i dhimbjes është nga fraktura e Hangman-it, është shumë e rëndësishme që të vendoset diagnozë sa më shpejt të jetë e mundur pas traumës. Mjeku do të marrë anamnezën, duke përfshirë çdo dëmtim të kaluar apo të tanishëm. Fraktura mund të identifikohet me ndihmën e disa lloje të skanimeve imazherike: me rreze X, skanim me rezonancë magnetike (MR), skanim me tomografi të kompjuterizuar (CT).

Mjekimi

Ka shumë opsione trajtimi në dispozicion për frakturën e Hangman-it. Rezultatet nga skanimet imazherike dhe ashpërsia e simptomave do të përcaktojnë se cili lloj trajtimi do të ishte më i mirë. Nëse është frakturë e vogël, zakonisht është e mjaftueshme mbajtja e një jake të ngurtë për një periudhë kohore të caktuar  që ta mbaj qafën stabile dhe të imobilizuar. Nëse fraktura shkakton jostabilitet, ndoshta mund të duhet ndërhyrje kirurgjike. Pajisjet kirurgjikale të njohura si instrumente e që janë të bëra nga legura metalike të veçanta , mund të përdoren për të drejtuar shtyllën kurrizore dhe për të parandaluar që pjesët e unazave të thyera të shpërndahen dhe të shkaktojnë dëme serioze. Fusioni përfshin përdorimin e graftit kockor për të lidhur dy ose më shumë unaza në mënyrë që të sigurohet forcë dhe stabilitet.