Dumbbell tumori
Çfarë është ajo?
Dumbbell tumor, është çdo tumor që shtrëngohet në mes, duke i dhënë atij formën sikur një orë me rërë. Në shtyllën kurrizore, këto tumore me nga një pjesë janë brenda kanalit kurrizor dhe me pjesën tjetër jashtë kanalit të shtyllës kurrizore. Pjesa e ngushtë që lidh këto dy pjesë kalon përmes një hapjeje në shtyllën kurrizore e quajtur vrimë nervore ose foramen neurale.
Shumë lloje tumoresh mund të jenë në formë sikurse një orë me rërë:
- tumoret e mbështjellësit të nervit kurrizor
- schwannoma kurrizore
- neurofibroma kurrizore
- ganglioneuroma kurrizore
- neuroblastoma
- meningioma kurrizore
Shumica e këtyre tumoreve janë beninje. Plani i trajtimit varet nga lloji i tumorit dhe pothuajse të gjithë këto tumore mund të hiqen me intervenim kirurgjikal.
Simptomat
Kur një pjesë e këtyre tumoreve me këtë formë, shtyp palcën kurrizore ose një nerv, mund të vijë deri te dëmtimi i tyre, duke shkaktuar dhimbje, mpirje, dobësi, ngathtësi, vështirësi në ecje ose inkontinencë urinare. Simptomat e sakta varen nga madhësia dhe vendndodhja e tumorit.
Diagnoza
Tumoret në formë sikurse ora me rërë zakonisht diagnostikohen duke përdorur imazheritë radiologjike që japin informacionin më të mirë në lidhje me tumoret e indeve të buta siç janë tomografia e kompjuterizuar CT ose rezonanca magnetike MRI.
Mjekimi
Mikrokirurgjia, duke përdorur mikroskop operativ dhe instrumente të shkëlqyera kirurgjike, është trajtimi i zgjedhur për pothuajse të gjithë këto lloj tumoresh. Në varësi të madhësisë dhe vendndodhjes së tumorit, neurokirurgu bën zgjedhjen nga një shumëllojshmëri teknikash dhe qasjesh mikrokirurgjikale. Shumica e këtyre tumoreve mund të hiqen në mënyrë të sigurtë duke përdorur teknikat standarde mikrokirurgjikale. Kirurgut mund t’i duhet të heqë ndonjë kockë për të arrit deri tek tumori, në një procedurë siç është e ashtuquajtura laminektomi. Për të ruajtur stabilitetin e shtyllës kurrizore, atëherë mund të duhet të kryhet edhe fusion i shtyllës kurrizore.