Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Çfarë është ajo?

Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës – belit mund të variojë nga dhimbja e lehtë, e bezdisshme, deri te dhimbja këmbëngulëse, e fortë, dhe paaftësuese. Shkaku i saktë i dhimbjes së belit në të shumtën e rasteve është vështirë të përcaktohet, sepse mund të shkaktohet nga shkaqe të ndryshme, duke përfshirë ndonjë nga këto:

  • Ekspozimi ndaj aktiviteteve të përsëritura që kryhen në mënyrë joadekuate në lidhje me pozicionin dhe ngarkesën e pjesëve të trupit
  • Lëndimi
  • Obeziteti
  • Degjenerimi i unazave
  • Stenoza kurrizore
  • Infeksioni
  • Tumori
  • Tensionimi i muskujve ose spazma
  • Plasja e ligamenteve ose muskujve
  • Hernia diskale
  • Sëmundjet e ndryshme, si osteoartriti dhe spondiliti

Simptomat

Dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës mund të jenë akute dhe kronike. Dhimbja akute e belit zgjat nga disa ditë deri në disa javë dhe zakonisht kalon vetëvetiu. Dhimbja kronike e belit zgjat më shumë se 3 muaj dhe shpesh përkeqësohet. Dhimbja mund të përhapet në njërën ose të dyja anët e vitheve ose edhe në kofshë, ijë, në pjesën e nëngjurit dhe në shputë.

Diagnozat

Së bashku me historinë e plotë mjekësore dhe ekzaminim fizik, diagnostifikimi i dhimbjesnë pjesën e poshtme të shpinës mund të përfshijnë radigrfinë me rreze X, skanim CT, MRI, skanim radionuklidë dhe elektromiogramë (EMG).

Mjekimi

Plani i trajtimit mund të përfshijë:

  • Ndryshim i mënyrës së kryerjes të aktiviteteve dhe punëve të përditshme
  • Medikamente
  • Rehabilitim fizik, terapi ose që të dyja
  • Humbje peshe (nëse ka mbipeshë)
  • Lënia e duhanit
  • Kirurgjia

Kur trajtimi konservativ për dhimbjen e belit nuk sjell përmirësim ose simptomat neurologjike përkeqësohen, mund të nevojitet intervenim kirurgjik. Kandidatët për intervenim kirurgjik do të duhet të paraqesin diçka nga të mëposhtmet:

  • Shëndet të përgjithshëm relativisht të mirë
  • Dhimbja e shpinës dhe e këmbëve që dëmton në mënyrë drastike cilësinë e jetës
  • Humbje e funksioneve normale të zorrëve dhe fshikëzës
  • Vështirësi gjatë qëndrimit në këmbë ose në ecje
  • Mjekimi dhe terapia fizikale janë joefektive

Nëse rekomandohet intervenim kirurgjik, kirurgu i shtyllës kurrizore ka një sërë opsionesh në dispozicion që ndihmojnë në zbutjen e presionit në rrënjët nervore.