Deformimet e shtyllës kurrizore të të rriturve
Çfarë është ajo?
Deformim i shtyllës kurrizore është çdo lakim jonormal në shtyllës kurrizore, si p.sh. skolioza ose kifoza. Këto gjendje mundet të ndikojnë në aftësinë e shtyllës kurrizore për të bërë punën e saj, duke çuar pacienti të ndjejë dhimbje, çrregullime neurologjike dhe probleme në lëvizje. Deformimet e shtyllës kurrizore mund të ndodhin për një gamë të gjerë arsyesh, duke përfshirë defekte që nga lindja, plakjen dhe degjenerimin e deri tek trauma.
Kur shtylla kurrizore dobësohet ose deformohet, pjesa tjetër e trupit reagon, muskujt tendosen, mushkëritë pompojnë ajër me intenzitet më të madh dhe madje edhe funksionet e thjeshta si ecja bëhen të vështira.
Deformimet e zakonshme të shtyllës kurrizore të të rriturve janë skolioza, kifoza dhe lordoza. Kifoza nënkupton lakimin e pjesës së sipërme të shpinës përpara. Tek pacientët kjo gjendje mund të krijojë një gungë në shpinë. Lordoza paraqet devijim të pjesës së poshtme të shpinës, gjatë së cilës shtylla kurrizore përkulet nga brenda dhe jo nga jashtë. Skolioza është një deformim ballor në të cilin shtylla kurrizore, kur shikohet nga përpara ose mbrapa, lakon majtas ose djathtas. Ky lakim zakonisht përfundon në të njëjtën kohë që skeleti ndalon së rrituri, por në moshën e rritur lakorja mund të përparojë edhe më, shpesh si rezultat i degjenerimit të diskut.
Simptomat
Simptomat ndryshojnë në varësi të llojit të deformimit. Më të shpeshtë janë:
- Vështirësi gjatë ecjes ose qëndrimit në këmbë.
- Ndjenja e të qenit jashtë ekuilibrit.
- Dhimbje në pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore dhe të brinjëve.
- Lakim i dukshëm (gungë)
Tek disa pacientë me deformime të lehta, këto devijime mund të mos shkaktojnë asnjë simptomë.
Kur këto deformime të shtyllës kurrizore ndikojnë në aftësinë për të kryer aktivitetet e përditshme, ose nëse shkaktojnë mosfunksionim të palcës kurrizore dhe rrënjëve nervore, mund të nevoitet trajtim kirurgjikal ose jokirurgjikal.
Diagnoza
Për të parë nëse ekziston shkak themelor për devijimin, ne mund të rekomandojmë inçizime të tilla si: me rrezet X, me rezonancë magnetike (MRI) ose tomografinë e kompjuterizuar (CT), për të analizuar strukturën e brendshme të shtyllës kurrizore dhe zonën përreth.
Trajtimi
Qëllimet terapeutike të mjekimit të deformiteve të shtyllës kurrizore janë:
- lehtësimi i dhimbjes,
- lehtësimi i sforcimeve të shtyllës kurrizore,
- lehtësimin e frymëmarrjes,
- parandalimi i përkeqësimit të strukturave të shtyllës kurrizore
- zvogëlimi i pamjes së deformuar.
Ndërhyrja mund të mos jetë e nevojshme nëse deformimi nuk po përparon dhe simptomat nuk janë problematike për pacientin. Gjithashtu, ekzistojnë disa metoda të terapisë fizikale që trajtojnë deformimet e shtyllës kurrizore dhe japin rezultate të mira tek rastet e lehta.
Intervenimi kirurgjik bëhet atëherë kur lakimi i shtyllës kurrizore bën shtypjen e organeve në mënyrë simptomatike, ose nëse lakimi vazhdon të përparojë, ose nëse dhembja rritet dhe nuk reagon në terapinë fizikale dhe konservative.Kirurgjia e shtyllës kurrizore përfshin mobilizimin dhe drejtimin e shtyllës kurrizore, dhe më pas vendosjen e instrumenteve me fusion kurrizorë për të mbajtur shtyllën kurrizore në pozicionin e ri dhe për të parandaluar përparimin e mëtejshëm të lakimit.
Deformimet e shtyllës kurrizore të të rriturve trajtohen ndryshe nga ato të fëmijëve. Për fëmijët shpesh zgjidhen trajtimet jokirurgjikale pasiqë kockat e fëmijëve janë ende në zhvillim.
Tek të rriturit dhe ato në moshë, nëse osteoporoza është shkaku themelor i deformimit, ne mund ta trajtojmë atë me kalcium, terapi hormonale ose ushtrime. Ortoza është një tjetër mundësi jokirurgjikale për të rriturit. Nuk do të ndryshojë pozicionin e shtyllës kurrizore, por mund të lehtësojë shtypjen dhe dhembjen. Insertet anatomike në këpucë gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e dhimbjes së shpinës nëse këmbët janë prekur nga ndryshimi i formës së shtyllës kurrizore.