Cista sinoviale

Cista sinoviale

Cista sinoviale është një qese e mbushur me lëng që zhvillohet në shtyllën kurrizore, zakonisht në regjionin lumbal. Ndodh për shkak të degjenerimit të nyjeve facet, pjesë e unazave që ofrojnë fleksibilitet dhe lëvizje të shtyllës kurrizore. Kjo cistë shoqërohet shpesh me kushte të tjera degjenerative të shtyllës kurrizore si stenoza kurrizore ose osteoartrit.

Simptomat

Simptomat e cistave sinoviale mund të ndryshojnë në varësi të madhësisë dhe vendndodhjes së cistës. Simptomat e zakonshme përfshijnë:

  • Dhimbje në shpinë: Kjo është zakonisht simptoma kryesore dhe zakonisht shfaqet si një dhimbje e shurdhër.
  • Simptomat radikulare: Kur cista shtyp një rrënjë nervore, mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me dhimbjet e nervit shiatik, si dhimbje, mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash ose dobësi që përshkon këmbët.
  • Lëvizshmëri e kufizuar: Personi i prekur mund të përjetojë ngurtësi dhe zvogëlim të lëvizjeve në shtyllën kurrizore.

Disa cista sinoviale mund të jenë asimptomatike dhe të zbulohen vetëm rastësisht gjatë inçizimeve për arsye tjera.

Diagnoza

Diagnoza zakonisht përfshin hapat e si më poshtë:

  • Anamneza dhe ekzaminimi fizik: Mjeku vlerëson simptomat e pacientit, lëvizshmërinë fizike dhe funksionin nervor.
  • Testet imazherike: Skanime MRI, skanime CT, rreze X

Mjekimi

Trajtimi i një ciste sinoviale varet nga vendndodhja, gjendja e pacientit dhe ashpërsia e simptomave, dhe mund të përfshijë qasje të ndryshme gjatë trajtimit konservativ dhe kirurgjik.:

  • Trajtimet konservative: përfshijnë terapi fizikale, medikamente anti-inflamatore dhe ndoshta injeksione kortikosteroide për të lehtësuar inflamacionin dhe dhimbjen.
  • Modifikimi i aktivitetit të pacientit: ai këshillohet që të reduktoj aktivitetet që i përkeqësojnë simptomat.
  • Injeksione steroide epidurale: Këto injeksione mund të ofrojnë lehtësim të përkohshëm të dhimbjes.
  • Trajtimi kirurgjik: Operacioni mund të merret parasysh kur trajtimet konservative janë joefektive dhe simptomat janë të rënda. Kjo zakonisht përfshin operacionin e dekompresionit, i cili mund të përfshijë heqjen e cistës dhe një pjese të nyjes facet. Në disa raste, fusioni i shtyllës kurrizore mund të jetë i nevojshëm për të ruajtur stabilitetin e shtyllës kurrizore.

Shumica e njerëzve me cista sinoviale reagojnë mirë ndaj trajtimeve konservative, veçanërisht kur simptomat janë të lehta.