Korpektomia anteriore lumbale dhe fuzionimi

Çfarë është ajo?​

Korpektomia anteriore lumbale dhe fuzionimi është një procedurë kirurgjikale e përdorur për të trajtuar gjendjet e rënda të shtyllës kurrizore në pjesën e poshtme të shpinës ose më sakt në regjionin lumbal të shtyllës kurrizore. Kjo teknikë përdoret kryesisht kur ka nevojë për të hequr trupin vertebral – shpesh për shkak të stenozës së rëndë të shtyllës kurrizore, tumoreve, frakturave ose sëmundjeve të rëndësishme degjenerative të diskut – dhe më pas për stabilizimin e shtyllës kurrizore.

Kjo procedurë zakonisht rekomandohet për pacientët që nuk kanë gjetur lehtësim me trajtime konservative dhe që kanë gjendje ose sëmundje që kërkojnë heqjen e trupit vertebral. Veçanërisht është  e rëndësishme për ata me paqëndrueshmëri të shtyllës kurrizore, ndryshime të rënda degjenerative, tumore ose fraktura në tyllën kurrizore lumbale.

 

Rimëkëmbja nga korpektomia anteriore lumbale dhe fuzionimi përfshin një qëndrim në spital dhe një periudhë rehabilitimi. Procesi i rikuperimit përfshin menaxhimin e dhimbjes, terapi fizikale për të rifituar lëvizshmërinë dhe monitorim të kujdesshëm të procesit të fusionimit. Fusionimi i plotë i graftit me unazat përreth, thelbësore për stabilitetin afatgjatë, mund të zgjasë disa muaj.

Procedura

Qëllimi kryesor i korpektomisë anteriore lumbale dhe fuzionimit  është i dyfishtë: së pari, heqja e segmentit vertebral të dëmtuar ose të sëmurë që po shkakton dhimbje ose simptoma neurologjike, si mpirje ose dobësi, dhe së dyti, për të rivendosur stabilitetin e shtyllës kurrizore. Kjo qasje e dyfishtë ndihmon në zbutjen e simptomave duke parandaluar paqëndrueshmërinë ose deformimin e shtyllës kurrizore në të ardhmen.

 

Aspekti “anterior” i procedurës i referohet qasjes kirurgjikale nga pjesa e përparme e trupit. Kjo qasje lejon qasje të drejtpërdrejtë në shtyllën kurrizore lumbale duke shmangur manipulimin e konsiderueshëm me muskujt e shpinës dhe nervit kurrizor.

 

Gjatë operacionit, kirurgu bën një prerje në bark për të hyrë në shtyllën kurrizore lumbale. Trupi vertebral i prekur, shpesh së bashku me disqet interrvertebral ngjitur, hiqet me kujdes për të lehtësuar çdo presion mbi palcën kurrizore ose rrënjët nervore.

 

Pas heqjes së trupit vertebral, boshllëku në shtyllën kurrizore mbushet me graft kockor ose me një kafaz sintetik. Ky implant, i kombinuar me përdorimin e pllakave, vidhave ose shufrave, siguron mbështetje të menjëhershme strukturore dhe stabilitet për shtyllën kurrizore. Me kalimin e kohës, grafti kockor bashkohet me unazat ngjitur, duke krijuar një kolonë kockore të fortë.