Tumori metastazik i shtyllës kurrizore
Çfarë është ajo?
Tumor metastazik është rritje malinje që përhapet nga një pjesë tjetër e trupit nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Tumori pranë palcës kurrizore ose brenda kockave të shtyllës kurrizore mund të prekë nervat në zonën e tumorit, duke shkaktuar dhimbje, probleme neurologjike dhe madje edhe paralizë. Vlerësohet se midis 30 dhe 70 për qind e njerëzve me kancer zhvillojnë metastazë në shtyllën kurrizore. Karcinomat që më shumë përhapen në shtyllën kurrizore janë karcinoma e gjirit, mushkërive dhe prostatës.
Kanceri metastazik i shtyllës kurrizore mund të zhvillohet në çdo regjion të shtyllës kurrizore dhe mund të kategorizohet si në mënyrat e mëposhtme:
- Intradural-ekstramedular – tumor brenda durës, mbështjellësja e hollë e palcës kurrizore
- Intramedular – tumor brenda vetë palcës kurrizore
Ekstradural – tumor jashtë palcës kurrizore dhe durës së saj. Ky është lloji më i shpeshtë i tumoreve metastatike të shtyllës kurrizore.
Simptomat
Simptomat e kancerit metastazik të shtyllës kurrizore ndryshojnë në varësi të llojit të tumorit, vendndodhjes dhe madhësisë. Ato mund të përfshijnë:
- Deformime të përfituara të shtyllës kurrizore
- Vështirësi në ecje ose balansim
- Humbje e funksionit të zorrëve ose fshikëzës
- Mpirje ose dobësi në këmbë, krahë ose gjoks
- Ngurtësi ose dhimbje në qafë ose shpinë
- Paralizë
Diagnoza
Mjeku mund të përdorë ndonjë nga sa vijon për të diagnostifikuar kancerin metastazik të shtyllës kurrizore:
- Histori mjekesore
- Ekzaminim fizik
- Ekzaminimi neurologjik
- Testet imazherike, të tilla si rezonancë magnetike (MRI), tomografi e kompjuterizuar (CT) ose radiografi me rreze X
- Biopsi për të vlerësuar indin tumoral nën mikroskop
Mjekimi
Në varësi të madhësisë, llojit dhe vendndodhjes së tumorit, trajtimi mund të përfshijë:
- Kimioterapi
- Radioterapi
- Radiokirurgji
- Kirurgjia