Lipomielomeningocele
Çfarë është ajo?
Lipomielomeningocele është një nga format e zakonshme të disrafizmit okult të shtyllës kurrizore (okult = të vështirë për t’u zbuluar, dysraphism = anomali e lindur që rezulton në një strukturë abnormale të shtyllës kurrizore), në të cilën masa abnormale e yndyrës ngjitet në palcën kurrizore dhe membranën e saj. Në kushte normale, palca kurrizore është në gjendje të lëvizë relativisht lirshëm brenda kanalit kurrizor. Megjithatë, tek kjo gjendje, lëvizja e palcës kufizohet nga lidhja e saj me meningjet në zonën jashtë kanalit kurrizor.
Simptomat
Simptomat mund të jenë shumë të ndryshme dhe varen kryesisht nga mosha e pacientit. Fëmijët e vegjël shpesh kanë paraqitje të anomalive të dukshme në lëkurë si, ndryshime në ngjyrën e lëkurës, njolla me qime ose masë jonormale. Pacientët mund të kenë probleme me fshikëzën dhe traktin urinar, probleme me këmbët ose shtyllë kurrizore të lakuar (skoliozë). Tek pacientët e rritur paraqiten ndryshime të tjera si dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, ndryshime në ndjeshmërinë e këmbëve dhe një mënyrë e ndryshuar e ecjes. Disa pacientë mund të mos kenë asnjë nga këto simptoma për shumë vite, kurse në disa raste mund të mos kenë kurrë simptoma.
Diagnoza
Sot është e mundur të diagnostikohet mielomeningocele edhe në mitër. Por më shpesh ajo diagnostikohet gjatë lindjes nga prania e një grumbull dhjami në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore. Tek foshnjat me shenja të lipomielomeningocelës, ekografia e shtyllës kurrizore dhe imazhet me rezonancë magnetike (MR) i lejojnë mjekët të përcaktojnë diagnozën e saktë.
Mjekimi
Trajtimi kirurgjik synon të përmirësojë ose stabilizojë simptomat tek pacientët simptomatikë dhe të parandalojë problemet e ardhshme tek pacientët asimptomatikë. Gjatë operacionit për lipomielomeningocele, kirurgu i shtyllës kurrizore çliron palcën kurrizore nga ngjitja e saj me lipomën, pastaj bën heqjen e sa më shumë lipomë të jetë e mundur dhe me qepje do të mbyllë membranat rreth palcës kurrizore. Nuk ka udhëzime të sakta përcaktimin e kohës se kur duhet të kryhet operacioni. Shumica e mjekëve besojnë se operacioni i hershëm ofron rezultate më të mira në krahasim me mënyrën se si gjendja do të përmirësohej natyrshëm. Në disa raste, më mirë është të pritet dhe të vështrohet me kujdes, duke kryer operacion vetëm nëse shfaqen simptoma serioze.