Hemangioblastoma

Çfarë është ajo?

Hemangioblastomat janë tumore beninje me rritje të ngadaltë që lindin prej enëve të gjakut. Janë neoplazitë intramedulare të shtyllës kurrizore të tretat më të shpeshta, duke përfaqësuar 3-8%  nga të gjitha tumoret intramedulare. Meshkujt dhe femrat preken në mënyrë të barabartë.

Simptomat

Hemangioblastomat kurrizore zakonisht ndodhen në sipërfaqen e palcës kurrizore. Simptomat janë të ngjashme me ato të tumoreve tjera intramedulare të shtyllës kurrizore, ndërsa hemangioblastomat e mëdha mund të shkaktojnë një sërë simptomash të ndryshme duke shtypur palcën kurrizore – dhimbje, dobësi dhe ndryshime shqisore.

Diagnostifikimi

Hemangioblastomat diagnostikohen me angiografi, CT dhe MRI.

Mjekimi

Hemangioblastomat zakonisht trajtohen me rezeksion kirurgjik, ndonjëherë me embolizim endovaskular paraprak për të reduktuar humbjen e gjakut gjatë operacionit.