Mielopatia spondilotike e qafës

Çfarë është ajo?

Mielopatia spondilotike cervikale (CSM) është një nga gjendjet më të zakonshme të qafës që paraqitet me moshën. Me dehidratimin dhe tkurrjen e disqeve, fillon edhe shfaqja graduale e shenjave të osteoartritit. Kjo gjendje zakonisht prek njerëzit me mbi 50 vjet, por CSM mund të ndodhë edhe tek pacientët më të rinj nëse kanë pasur një dëmtim të shtyllës kurrizore më herët në jetë.

Simptomat

Simptomat e CSM përfshijnë dobësi në krahë dhe këmbë, vështirësi në ecje ose në mbajtjen e baraspeshës, dhimbje që përshkon përgjatë krahëve të pacientëve si dhe qafë të ngurtë dhe me dhimbje.

Diagnoza

Për të diagnostifikuar CSM, mjeku duhet të bëjë vlerësim të plotë fizik, duke kërkuar shenja mpirjeje, dobësie, atrofi dhe reflekse jonormale. Gjithashtu mund të kërkojë të bëhet radiografi, skanim me MRI ose mielogram (lloj i specializuar i skanimit CT).

Trajtimi

Ekzistojnë disa opsione trajtimi jokirurgjikal për CSM, përfshirë:

  • Medikamentet anti-inflamatore mund të reduktojnë ënjtjen dhe shqetësimin.
  • Jaka e butë ndihmon muskujt e qafës të pushojnë dhe mund të zvogëlojë “pickimin” e rrënjëve nervore.
  • Terapia fizikale përmirëson forcën dhe fleksibilitetin e qafës dhe në këtë mënyrë zvogëlon dhimbjen dhe shqetësimin.

Kirurgjia

Me trajtim operativ të mielopatisë spondilotike të qafës bëhet zgjërimi i hapësirës për palcën kurrizore. Ekzistojnë opcione të ndryshme kirurgjikale në varësi të faktorëve si, ashpërsia e CSM dhe vendndodhja e tij në palcën kurrizore.

Latest

News From the Blog

Copyright © 2023 Dr Branko Krajnovic All rights reserved