Invaginimi basilar
What is it?
Invaginimi basilar është një gjendje e pazakontë në të cilën pjesa e sipërme e vertebrës së dytë të qafës migron nga lart dhe prapa në hapësirën intrakraniale. Invaginimi basilar mund të jetë i pranishëm në lindje, të ndodhë si rezultat i një aksidenti ose të ndodhë tek njerëzit me sëmundje kockore si artriti reumatoid.
Simptomat
Pacientët në përgjithësi bëhen simptomatikë kur segmenti vertebral i zhvendosur shkakton presion të mjaftueshëm në pjesën e sipërme të palcës kurrizore ose në pjesën e poshtme të trungut të trurit. Simptomat më të shpeshta përfshijnë dhimbje koke, marramendje, probleme me gëlltitjen, mpirje në ekstremitete dhe paralizë. Simptomat mund të përkeqësohen me përkuljen e kokës, kur palca kurrizore kompresohet edhe më shumë mbi pjesën e sipërme të C2.
Diagnoza
Kjo gjendje diagnostikohet me mënyra të ndryshme imazherike si rrezet e thjeshta X, skanimet CT dhe MRI.
Treatment
Pacientët me simptoma të lehta shpesh mund të trajtohen pa ndërhyrje kirurgjikale, me tretmane jo operative si terapi fizikale, mjekim anti-inflamator josteroidal ose bartje të jakës cervikale. Trajtimi kirurgjik është për pacientët simptomat e të cilëve nuk janë tërhequr edhe pas trajtimit me mënyrat jooperative, atyre me deficit neurologjik ose kompresim të rëndë të palcës kurrizore. Ndërhyrja kirurgjike zakonisht nënkupton heqjen e kockës që po shkakton shtypje dhe stabilizim me ndihmën e instrumenteve të ndryshme për kirurgji të boshtit kurrizor.