Spondiliti ankilozant

Çfarë është ajo?

Spondiliti ankilozant (AS) është një lloj artriti që prek shpesh boshtin kurrizor duke shkaktuar inflamacion në të dhe që shkakton ngurtësim e dhembje përgjat shtyllës kurrizore dhe  kafazit të kraharorit. Si përgjigje ndaj inflamacionit, trupi prodhon kalcium shtesë që grumbullohet rreth kockave të shtyllës kurrizore, e që në raste të caktuara çon deri tek lidhja ose bashkimi i tyre. Ndërsa spondiliti ankilozant prek kryesisht qafën dhe shpinën, ai gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje dhe ngurtësim edhe në vende tjera në trup, duke përfshirë ijet, shpatullat dhe këmbët (shputat).

Simptomat

Në fazat e hershme, spondiliti ankilozant shkakton ngurtësi dhe dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës në mëngjes që zgjat afërsisht një orë, dhe më pas lehtësohet gjatë ditës ose me aktivitet. Dhimbja dhe ngurtësimi në shtyllën kurrizore mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Nëse pjesa më e madhe e shtyllës kurrizore është prekur, mund të shkaktojë vështirësi me aktivitetet që përfshijnë përkuljen, përdredhjen ose kthimin. Nëse spondiliti ankilozant zgjat për një kohë të gjatë ose nëse kockat në shtyllën kurrizore janë bashkuar, ekziston rreziku i thyerjes së unazave, gjë që mund të shkaktojë dëmtime serioze nervore.

Diagnoza

Diagnoza vendoset në bazë të disa gjërave, si historia e sëmundjes dhe simptomat, ekzaminim fizik, analiza të gjakut, rreze x ose skanim me rezonancë magnetike (MRI) si dhe mosha e pacientit.

Trajtimi

Disa trajtime të ndryshme jokirurgjikale mund të ngadalësojnë dhe trajtojnë dhimbjen dhe ngurtësinë tek spondiliti ankilozant:

  • Analgetikë dhe barna anti-inflamatore josteroide (NSAIDs)
  • Terapia biologjike
  • Steroidet
  • Terapia fizikale

Kirurgjia

Çdo vendim në lidhje me operacionin është i vështirë dhe duhet të përfshijë gjithashtu një kirurg me përvojë të shtyllës kurrizore. Megjithëse është e rrallë që njerëzit të kenë nevojë për operacion në shpinë për shkak të spondilitit ankilozant, ai mund të përmirësojë në mënyrë drastike fotografinë e sëmundjes.

Secili nga kriteret e mëposhtëm mund të justifikojë operacionin, qoftë vetëm ose në kombinim me njëri-tjetrin:

  • Deformim “mjekër mbi gjoks”
  • Paqëndrueshmëria e shtyllës kurrizore
  • Dhimbje që përhapet gjatë rrugëtimit të nervit  në gjymtyrë
  • Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në gjymtyrë 
  • Dobësi muskulore në gjymtyrë
  • Mospërmbajtje e fshikëzës urinare ose zorrëve

 

Lloji i operacionit të shtyllës kurrizore që rekomandon kirurgu bazohet në shumë faktorë, duke përfshirë shkallën e deformimit të shtyllës kurrizore, ngurtësinë e shtyllës kurrizore, moshën, mënyrën e jetesës dhe shëndetin e përgjithshëm. Ndonjëherë operacioni përfshin një ose më shumë procedura: laminektomi, Instrumentim i shtyllës kurrizore me fuzion dhe osteotomi.

Rimëkëmbja

Periudha pas operacionit mund të jetë sfiduese, me mbajtje të protezës për të paktën 6 deri në 12 javë pas operacionit, si dhe inçizim me rreze X çdo tre deri në gjashtë muaj për të kontrolluar përparimin e shërimit.