Skolioza idiopatike adoleshente

Çfarë është ajo?

Skolioza është një devijim lateral i shtyllës kurrizore prej më shumë se dhjetë gradë. 

Ajo prek femrat dhe meshkujt në një raport 10:1 dhe është më e zakonshme gjatë adoleshencës. Në 80 për qind të rasteve shkaku është ende i paqartë.

Edhe pse zakonisht është asimptomatike, ndonjëherë mund të çojë në probleme serioze. Për shembull, nëse shtylla kurrizore devijohet me më shumë se 60 gradë, kjo do të ndikojë në zgjerimin e plotë të mushkërive, me vështirësi në frymëmarrje. Kur devijimi është më i madh se 90 gradë mundet të vijë deri tek insufiçienca kardio-respiratore. 

Kjo është gjendje që monitorohet me ekzaminime në mënyrë serike me rreze X të shtyllës kurrizore, për të parë nëse skolioza përkeqësohet.

Etiologjia e sëmundjes ende nuk dihet me siguri. Megjithatë, është e mundur që të jetë e lidhur gjenetikisht sepse gjendja mund të kalojë brez pas brezi. Gjithashtu, çrregullime specifike mund të shkaktojnë këtë sindromë, siç janë:

  • Zhvillimi jonormal kongjenital i shtyllës kurrizore
  • Paraliza cerebrale
  • Distrofia muskulore
  • Lëndim ose infeksion i shtyllës kurrizore
  • Çrregullime të palcës kurrizore

Simptomat

  • Beli ose ijet janë të pabarabarta
  • Njëra anë e shpinës është më konvekse se tjetra gjatë përkuljes para
  • Shpatullat asimetrike
  • Një shpatull është më konvekse se tjetra

 

Pacientët duhet të vizitojnë mjekun nëse kanë ndonjërën nga katër anomalitë fizike të lartpërmendura.

 

Komplikimet

  • Dhimbje kronike të shpinës
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Lëndimi i shtyllës kurrizore
  • Infeksioni i shtyllës kurrizore
  • Çrregullime të palcës kurrizore

Trajtimi

Gjatë ekzaminimit fizik, pacienti do të qëndrojë përballë murit dhe do të përkulet përpara me krahët të relaksuar lirisht, për të parë se si shpatullat dhe brinjët dalin në të dyja anët. Rrezet X të shtyllës kurrizore dhe imazhet e rezonancës magnetike (MRI) mund të konfirmojnë diagnozën e skoliozës dhe të tregojnë ashpërsinë e saj.

Mjekimi

Kur një pacient ka skoliozë të lehtë, zakonisht nuk ka nevojë për intervenim kirurgjik, por kontrollet e rregullta janë të domosdoshme, për t’u siguruar që nuk ka përparim të mëtejshëm të saj. Por, nëse ka progres, proteza për shpinën mund të jetë opcion i mirë terapeutik. Megjithatë, nëse skolioza ka të ngjarë që mundet të kontribuojë në invaliditet të ardhshëm, nevojitet një operacion për ta trajtuar dhe ndaluar skoliozën e mëtejshme përpara se të zhvillohen komplikime të ardhshme.

Parametrat e trajtimit që duhen marrë parasysh janë mosha e rritjes së kockave (nëse shtylla kurrizore është ndalur me rritjen e saj, mundësia e skoliozës së mëtejshme është më e vogël), shkalla e devijimit dhe gjinia (vajzat kanë më shumë gjasa se djemtë të kenë skoliozë të rëndë).

Proteza e shpinës

Nëse një pacient është ende në rritje dhe skolioza është e moderuar, proteza e shpinës, megjithëse nuk është mjekuese, mund të ndihmojë në parandalimin e përkeqësimit të simptomave. Adoleshentët që mbajnë protezë shpine mund të përfshihen në aktivitete të përditshme, duke përfshirë edhe sportet. Përdorimi i protezës së shpinës do të përfundojë kur pacienti ndalon me rritjen, nuk rritet më.

Kirurgjia

Qëllimet e ndërhyrjes kirurgjike janë të ndalojë skoliozën e mëtejshme duke rivendosur shtyllën kurrizore në shtrirjen dhe anatominë më normale. Dr Branko Krajnovic kryen procedurat e mëposhtme kirurgjikale për trajtimin e skoliozës:

  • Operacion i skoliozës me implantimin e një pajisjeje të specializuar – shufër metalike që zgjatet – nëse skolioza është e rëndë, kirurgu do të vendosë shufrën metalike në formë implanti të orientuar përgjatë boshtit të shtyllës kurrizore, me qëllim të rritjes së unazave  përgjatë shufrës metalike. Kjo është mënyra se si skolioza drejtohet dhe korrigjohet përderisa shtylla kurrizore rritet.
  • Kirurgjia korrigjuese e skoliozës me fuzion (shkrirje) kurrizorë – Pas përfundimit të operacionit korrigjues të skoliozës, unazat fqinje fuzojnë për të mbajtur shtyllën kurrizore në pozicionin e korrigjuar dhe për të parandaluar devijimin pas operacionit.
  • Kirurgjia korrigjuese e skoliozës pa fuzion (shkrirje) kurrizore – një kabllo fleksibël, me fortësi të lartë është e lidhur me vidhat për të tërhequr dhe kthyer shtyllën e shtrembuar në një pozicion më normal. Kjo procedurë siguron që nyja e shtyllës kurrizore të ruajë kapacitetin e saj funksional pas operacionit.

 

Rimëkëmbja

Pacientët mundet lirshëm të bëjnë jetën e tyre të përditshme, duke përfshirë edhe ushtrime fizike.

 

Para takimit me Dr. Krajnoviq, do të ishte mirë që:

  • Bëni një listë të sëmundjeve të mëparshme mjekësore.
  • Bëni një listë të problemeve mjekësore të cilët paraqiten me lindje në familje.
  • Bëni një listë të simptomave që paraqiten.
  • Bëni një listë pyetjesh që duhet t’i bëni mjekut.